Nesër vendoset për seancën e mocionit për rrëzimin e Kurtit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje nesër për të shqyrtuar kërkesën e mocionit të LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.


Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë disa ditë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 46 nënshkrime për të thirrur seancën për shkarkimin e Albin Kurtit nga kreu i Qeverisë.

Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se kryetarja e Kuvendit do të thërras mbledhjen e Kryesisë për të vendosur për seancë.

“Nesër në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit edhe aty më pas do të vendoset se kur do të mbahet seanca për shkarkimin e Kurtit”, ka bërë të ditur ky burim për Blic. /GazetaBlic

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/