KRYETARI I PVD-së: SOLIDARITET, KUJDES, PA PANIK DHE PA SHPIFJE

Partia për Veprim Demokratik ka publikuar një kumtesë në lidhje me situatën e krijuar në Preshevë dhe Bujanoc pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, përmes së cilës kërkon solidaritet dhe kujdes nga qytetarët e Bujanocit.


Kryetari i Bujanocit, njëherit edhe i PVD-së, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga të gjithë militantët dhe aktivistët e të gjitha partive të mos promovojnë aktivitetet politike pasi që zgjedhje, por të solidarizohen mes veti dhe të luftojnë bashkarisht rrezikun vdekjeprues global, siç shkruan ai.

Mes tjerash Kamberi ripërsërit lajmin se Partia për Veprim Demokratik ka suspenduar të gjitha aktivitetet partiake të parapara për këtë muaj.

Në vazhdim ju sjellim kumtesën e plotë të PVD-së pa ndërhyrje:

KUMTESË e Partisë për Veprim Demokratik

Solidaritet, kujdes, pa panik dhe pa shpifje

Situata e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra nga Komuna e Bujanocit janë në shërbim të masave preventive për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm COVID -19.

Të jemi të bashkuar dhe solidarizohemi me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, të shtojmë kujdesin dhe masat higjienike e posaçërisht të ndalojmë përhapjen e panikut.

Në këtë drejtim Komuna e Buanocit ka ndarë mjete të veçanta për të sanuar rrugën Breznicë-Muhoc me qëllim që banorëve të Muhocit dhe Malësisë së Bujanocit t’i mundësojë qarkullim të lirë për furnizim me gjana ushqimore dhe barna, meqë ata, tashmë e kanë të ndaluar të shfrytëzojnë rrugën Muhoc-Karacëve-Breznicë- Bujanoc.

Megjithatë, edhe në rrethana të këtilla kur po përballemi me një rrezik vdekjeprues global, në mesin tonë po gjinden individë dhe organizime politike të cilët, për poena të lirë politik, duke publikuar lajme të rrejshme, tentojnë që të nxisin panik në mesin e popullsisë.

Ju bëjmë me dije: Zgjedhje nuk ka.

Prandaj edhe nuk ka nevojë që asnjë militant i cilës do force politike të mbështes apo inkurajoj çfarëdo lloji të promovimit të lirë politik e të shpifë dhe shpërndajnë lajme të rrejshme për të përfituar poena të turpshëm politik.

Tashmë janë suspenduar të gjitha aktivitet e parapara të Partisë për Veprim Demokratik, qoftë ato të rregullta, qoftë aktivitet e parapërgatitjes së fushatës parazgjedhore me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme.

Apeloj edhe të subjektet e tjera politike në Bujanoc dhe Luginë të Preshevës ta ndërmarrin veprimin e njëjtë.

Bashkë në shërbim të luftës kundër rrezikut që na kërcënon të gjithve. Leni anash antagonizmat dhe marifetet politike.

Nuk ju shërben në nder as juve e as anëtarësisë tuaj.

Partia për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi – kryetar


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”