Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë miratoi raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për deputetë, sipas të cilit shtatë lista zgjedhore hynë në parlament, transmeton Titulli.com.
Pjesëmarrja në votime ishte 48.93 për qind dhe më shumë vota fitoi lista elektorale “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 60.65 për qind ose 188 mandate, pasuar nga lista zgjedhore “Ivica Daçiq – Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS) – Dragan Markoviq Palma” me 10.38 për qind ose 32 ulëse.
Lista zgjedhore “Aleksandar Shapiq – Fitorja për Serbinë” fitoi 3.83 për qind ose 11 ulëse, lista “Aleanca e Hungarezëve Vojvodina – Istvan Pastor” fitoi 2.23 për qind ose 9 ulëse.
Sipas renditjes së kandidatëve mandatin nga lista shqiptare e unifikuar e fitojnë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD.
Lista “Akademik Muamer Zukorliq – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (PSP) – Partia Demokratike e Maqedonasve” fitoi një për qind ose katër mandate.
Të drejtë vote në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor dhe 1 korrik, patën mbi 6,5 milionë qytetarë. /Titulli