PVD ANULON KONFERENCËN PËR MEDIA PAK MINUTA PAS PARALAJMËRIMIT

Përmes një njoftimi në faqen e Partisë për Veprim Demokratik në facebook është paralajmëruar konferencë për media për sot në orën 13:30. 


“Lidhur me situatën aktuale politike në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc, me fillim prej orës 13:30h, sot, do të zhvillojë konferencë për media. Ftohen të gjitha mediat që t’a përcjellin!” thuhej në paralajmërimin e postuar pak para orës 13:00 në facebook.

Mirë por, 20 minuta më vonë në mënyrën e njëjtë me paralajmërimin e konferencës u bë i ditur lajmi për anulimin e të njëjtës.

“Përshkak se kryetari i Degës Dr.Burhan Halili, ka një udhëtim zyrtar, anulohet konferenca për media e paraparë për ditën e sotme. Për konferencë e rradhës, ju njoftojmë me kohë. Ju falemnderit për mirëkuptim!” thuhet në njoftimin për anulimin e konferencës për media që do të duhej të realizohej sot nga dega e PVD-së në Bujanoc, në lidhje me situatën politike pas zgjedhjeve të mbajtura me 21 qershorë.

Kujtojmë se në Komunën e Bujanocit ende nuk është arritur një marrëveshje për qeverisjen lokale.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”