LËVIZJA PËR REFORMA E PDSH-së FILLON RIKONSOLIDIMIN E SAJ

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë ka filluar rikonsolidimin e vet nga nëndega e fshatit Miratocë, ku edhe ka filluar rikonstruimi i LR PDSH e që paralajmërohet se do të vazhdojë edhe në nëndegët e tjera në komunën e Preshevës.


Përmes një njoftimi në faqen e Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare në facebook,  ky subjekt politik ka njoftuar se ka realizuar një takim me banorët e fshatit Miratoc, takim ky i paparalajmëruar paraprakisht.

“Pas 2 viteve nga themelimi i saj dhe pas sfidave të mëdha që kemi kaluar së bashku, si qytetarë që e duam demokracinë dhe kooperimin e brendshëm, sonte kemi filluar rikonsolidimin e Lëvizjes sonë si një frymë e re në skenën politike lokale por edhe më gjerë.” thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik në faqen e LRPDSH në facebook. 

Njoftimit për  takimin e realizuar në fshatin Miratoc i janë bashkangjitur edhe disa fotografi nga takim ku ajo që bie në sy është mungesa e udhëheqësve të këtij grupimi politik, derisa këshilltari i Kuvendit Komunal nga ky subjekt, z.Avni Nuhiu nuk ka hezituar të komentojë në këtë njoftim duke i dëshiruar suksese.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”