KUVENDI I PRESHEVËS DREJT SHPËRBDARJES, PDSH DHE APN NË HESHTJE

Mbrëmjen e ditës së premte, Partia për Veprim Demokratik ka nominuar kryetarin e saj si kandidatin nr.1 dhe Edita Asllani si një prej kandidateve për deputete në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, derisa partitë e tjera ende nuk kanë publikuar emrat e anëtarëve të tyre për deputet në kuadër të kësaj liste.


PreshevaPRESS ka raportuar se gara dhe mospajtimet brenda APN-së për emrin e kandidatit nga radhët e kësaj partie në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ka krijuar përçarje edhe në qeverisjen lokale në Preshevë, gjë që ka shkaktuar edhe shtyerjen e seancës së parë të Kuvendit Komunal të Preshevës për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm për të kaluar vendimet e parapara për këtë seancë.

Edhe pse kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, si dhe Kryetari aktual i Kuvendit në Preshevë, Sami Salihu, janë deklaruar se janë kundër zgjedhjeve tê jashtëzakonshme në rast të shpërndarjes së Kuvendit nëse dështon seanca e paraparë për të hënën, burimet e PreshevaPRESS brenda LRPDSH-së, thojnë se Salihu ka kërkuar nga anëtarët dhe përjrahësit e tij të bëhen gati pêr zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi që është e pamundur sigurimi i shumicës prej 20 këshiltarë për të ndaluar shpërndarjen e Kuvendit të Preshevës ditën e hënë, më 9 mars.

Përgatitjet për dështimin e seancës së radhës dhe shpërndarjen e kuvendit janë hetuar edhe në Komunën e Preshevës, ku stafi i kryetarit Arifi kanë kopjuar dhe larguar të gjitha dokumentet nga Kabineti i kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kryesia e PVD-së pas mbledhjes së sajë nuk ka përmendur në asnjë fjali situatën e krijuar në Preshevë dhe mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, duke koncentruar të gjithë komunikatën në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

PreshevaPRESS në lidhje me situatën e krijuar pas shtyerjes së seancës së parë të Kuvendit Komunal, ka kontaktuar kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, zavendëskryetarin e APN-së, Armend Aliu, zavendëskryetarin e PDSH-së, Ilir Sadriu, por asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk kanë treguar gatishmëri të flasin për situatën e krijuar së fundmi në qeverisjen lokale në Preshevë.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin