Zbulohet biseda me Grenell: Vucic është pajtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është pajtuar që shteti i Kosovës të anëtarësohet në Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB), kështu po deklaron po flet rivali i tij.


Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremic ka thënë se Vucic në Uashington është pajtuar për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara (KB).

Jeremic po ashtu ka zbuluar se ambasadori Grenell ka pritshmëri të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 26 prillit në Serbi.

“Pas zgjedhjeve në Serbi ata kanë pritshmëri të mëdha. Kjo pasi zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell, të cilit iu dha një pozicion jashtëzakonisht i lartë për të mbikëqyrur të gjitha shërbimet e inteligjencës amerikane, vendosi të mbetet i përfshirë në procesi (negociatat për Kosovën), konstatimi im është se ai dhe kreu i administratës amerikane presin që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshjen deri në nëntor. Kur ua shpreha mendimin tim bashkëbiseduesve në Washington, askush nuk tha që ata nuk pajtohet”, ka thënë Jeremic.

“Pritja ime është se bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, që nënkupton që Kosova të bëhet anëtare e KB”, tha Jeremic.

Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, ka deklaruar se Vucic tanimë është pajtuar që deri në nëntor të këtij marrëveshja përfundimtare me Kosovën të arrihet, sipas tij kjo ju është thënë nga zyrtarët amerikan.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon