Turqia thotë se armëpushimi në Idlib duket i qëndrueshëm

Një armëpushim mes Rusisë dhe Turqisë në provincën Idlib të Sirisë, duket të jetë i qëndrueshëm, ka thënë ministri i Mbrotjes në Turqi, Hulusi Akar.


Akar shtoi se deri më tash nuk është bërë asnjë shkelje e këtij armëpushimi.

“Ne do të vazhdojmë të jemi forcë që parandalon cdo shkelje të armëpushimit. Asnjë nuk ka ndodhur që nga hyrja në fuqi”, shtoi ai.

Marrëveshja e armëpushimit ishte aritur në Moskë pas bisedimeve për ndërprerjen e konfliktit që ka shkaktuar zhvendosjen e miliona njerëzve në tre muaj.

Akar shtoi se Turqia do të përdor sulme vetmbrojtëse në rast të ndonjë incidenti ndaj forcave të tyre.

Turqia kishte filluar të punojë në procedurat e krijimit të një koridori të sigurt, për të ofruar siguri para vizitës së një delegacioni ushtarak rusë në Ankara javën që vjen.

Rusia dhe Turqia përkrahin grupe të ndryshme në Siri. Moska mbështet presidentin Bashar al-Aassad dhe Turqia mbështet disa grupe rebele. Shumë tentime për t’i dhënë fund luftimeve në Idlib kishin dështuar më parë.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?