KUVENDI I BUJANOCI SË SHPEJTI ME SISTEM ELEKTORNIK TË PUNËS

Nga konkursi i Ministrisë së Pushteti lokal dhe Vetëqeverisjes lokale, Komuna e Bujanocit ka përfituar një donacion prej 4.7 milionë dinarëve, në renovimin e plotë dhe instalimit të sistemit gigjital të sallës së Kuvendit komunal të Bujanocit.

Njoftimin për përfitimin e projektit, e ka bërë vet Komuna e Bujanocit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet: “4.7 milionë dinarë për Bujanocin – Kuvendi Komunal i Bujanocit me sistem krejtësisht elektronik

Komuna e Bujanocit është përfituese e 4.7 milion dinarëve për sistemin elektronik të udhëheqjes dhe votimit në Seancat e Kuvendit komunal.

Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet digjitalizimi i plotë i Kuvendit dhe Seancave të Kuvendit komunal.

Mjetet janë siguruar nga Ministria e pushtetit lokal” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujnocit.

Kujtojmë se, aktualisht po përfundon projekti i renovimit të shtëpisë së kulturës, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Informimit nëpërmjet konkursit “Qytetet në fokuës”.

Related posts

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

/