OSBE NË BUJANOC ORGANIZON KURS PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në facebook, Misioni i OSBE-së në Serbi, bënë të ditur se do të organizojë kurs të gjuhës shqipe për të interesuarit nga komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Në njoftimin e publikuar sot, thuhet: “Misioni i OSBE-së në Serbi fton qytetarët e interesuar të komunave Bujanoc dhe Preshevë të aplikojnë për kursin e lirë të gjuhës shqipe. Kursi do të realizohet në maj nëse ka mjaft kandidatë të interesuar.

Orët do të mbahen dy herë në javë në ambientet tona në Bujanoc. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një mesazh që përmban një shpjegim të shkurtër të motivimit për ndjekjen e kursit në ivica.stamenovic@osce.org deri më 30 prill. Përparësi në përzgjedhjen do të jenë kandidatët që janë të punësuar në administratën shtetërore” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi.

Megjithate, kjo nuk është hera e parë që OSBE organizon kurs të gjuhës shqipe në Bujanoc. Edhe më herët ky mission pati organizuar kurse të gjuhës angleze dhe serbe në Bujanoc.

Related posts

Mundësi pune në kompaninë “City Taxi” në Preshevë

Në kufirin e Preshevës, arrestohet shtetas shqiptar me mbi 750 gramë heroinë

Kamberi kërkon fond prej 10 milionë euro nga Serbia