Në një konferencë për media, shefi i grupit të Këshilltarëve “Alleksandar Vuçiq – Serbia Fiton”, Nenad Mitroviq, ka theksuar se partia e tij, SNS, ka dërguar një kërkesë, kryetarit të kuvendit, që për seancën e ardhshme, për pikë të rendit të ditës, të vendoset edhe “shkarkimi i drejtorit të shtëpisë së kulturës, Jetmir Ismaili.”
“Për shkakë të ndalimit të filmit “Kufijtë e Ballkanit”, sot i kemi dërguar shkresë kryetarit të Kuvendit që në seancën e ardhshme të vendos si pikë të rendit të ditës shkarkimin e drejtorit të shtpisë së kulturës, Jetmir Ismaili” – ka deklaruar Mitroviq.
Mitroviq, ka theksuar se filmi në fjalë promovon bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në përgjëthsi, ndërsa është ndaluar të shfaqet në Bujanoc.
“Nuk e kemi të kjartë, se ndalimi i shfaqjes së filmit ‘kufijtë e Ballkanit”, është vendim i përkatësisë nacionale, vendim politik, apo edhe individual” – ka deklaruar Mitroviq.
“Vendimi i drejtorit mbi ndesh me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e kulturës në vend” – ka thënë Nenad Mitroviq.
I pyetur se, nëse kanë arritë ndonjë marrëveshje me grupet e tjera politike në Kuvend?, Mitroviq, tha: “Nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë grup në kuvend. E jona është t’a paraqesim shkarkimin e drejtorit, ndërsa i mbetet partive politike në Kuvendin komunal, të vendosin mbi ketë propozim” – ka theksuar Nenad Mitroviq – shef i grupit të këshillrëve nga SNS-i.
Ditë më parë, drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, ka ndaluar shfaqjen e filmit “Kufijtë e Ballkanit”, me vlerësimin se ky film nxit urrejtje ndër-nacionale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Filmi “Kufijtë e Ballkanit”, është i xhiruar mbi luftën e fundit të Kosovës dhe me kinomatrografi ruso-serbe.