Ministri i Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq ka nënshkruar kontratat me 63 kryetar të komunave për financimin e 77 projekteve në vlerë prej 490 milion dinarë, shkruan Titulli.com.
Ruzhiq është shprehur se mjetet dedikohen për infrastrukturë, menaxhimin e-administratës, organizimin e manifestimeve kulturore, turistike e sportive dhe parandalimin e fatkeqësive elementare.
Nga ky fond komuna e Bujanocit ka përfituar një projekt me vlerë prej 4.7 milion dinarë për avancimin dhe zhvillimin e punës së kuvendit komunal përmes sistemit elektronik të votimit dhe mbajtjes së seancave.
Nga i njëjti fond ka përfituar edhe komuna e Preshevës projektin me vlerë 2.4 milion dinarë për digjitalizimin e kuvendit komunal të komunës së Preshevës.
Ministri Ruzhiq ka thënë se këtë vit buxheti ishte 50% më i madh nga viti 2018 duke vlerësuar se projektet e mbështetura do të sjellin zhvillimin komunave që kanë përfituar. Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të publikuar nga Ministra e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale.