Kryetari i Trupit Koordinues Martinoviq i reagon Sinanit: S’ka reciprocitet me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Foto: Tanjug

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandër Martinoviq ka kritikuar ashpër deklaratat e Ardita Sinanit lidhur me reciprocitetin mes përmendur, thuhet në njoftimin e publikuar për media.


Kumtesa e plotë nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë:

Me rastin e bujës mediatike që filloi nga Ardita Sinani, ish-kryetarja e Komunës së Preshevës dhe këshilltarja aktuale e të ashtuquajturit, kyeministri i Kosovës Albin Kurti për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku ishin disa senatorë amerikanë, ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq thekson se nuk ka dhe nuk duhet të ketë reciprocitet në mes të të ashtuquajturve të Republikës së Kosovës dhe komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke konsideruar se sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova dhe Metohia dhe tri komunat e lartpërmendura janë pjesë përbërëse e Republikës të Serbisë.

Martinoviqi thekson se Republika e Serbisë nuk merr pjesë në dialogun me Prishtinën me qëllim të arritjes së një modaliteti se si të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj, por për Serbinë dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje kompromisi për Kosovën dhe Metohinë dhe për të siguruar paqen e përhershme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Gjithashtu, Martinoviqi i hedh poshtë si absolutisht të pasakta insinuatat e Ardita Sinanës se ndaj shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po bëhet “spastrim etnik administrativ”. Pasivizimi i famshëm i banesave të shtetasve të nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë nuk është kryer dhe në këtë kuptim qytetarët e Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare kanë të drejtë të votojnë me kapacitet të plotë, si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë.

Martinoviç thekson se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, do të këmbëngulin në politikën e paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të civilizuara ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, si në jug të Serbisë, ashtu edhe në Kosovë e Metohi.

Ai rikujton se serbët në Kosovë dhe Metohi janë plotësisht të diskriminuar dhe lënë në mëshirën e forcave paraushtarake dhe parapolicore të Aljbin Kurtit dhe se bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe disa senatorë amerikanë, duhet të bëjnë përpjekje shtesë për ta sjellë Kurtin në një qytetërim dhe civilizim marrëdhënie demokratike ndaj serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që nuk janë pakicë kombëtare, por qytetarë të plotë të Republikës së Serbisë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”