Kryetari i Komunës dhe Kuvendit Komunal të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale e politike, por veçanërisht për të drejtat bazë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, shkroi Arifi.
Ndër të tjera, ai tha se lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është garanci për forcimin e Kosovës dhe në këtë rast ndikon edhe në forcimin e Luginës së Preshevës.
“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherësh garanci për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, u shpreh ai.