Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka alarmuar për diskriminimin brutal të shqiptarëve në shëndetësi në Luginën e Preshevës.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme dhe johumane që nga 700 punonjës mjekësor në spitalin rajonal të Vrajës, ku mjekohen shqiptarët e tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të mos ketë të punësuar asnjë shqiptar.
“Spitalin e Vranjës, që është spitali më i afërt në Serbi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, meqë as Presheva e as Bujanoci nuk kanë spital, ka mbi 700 punëtorë mjekësor. Prej tyre asnjë shqiptarë, edhe pse mbi 40% të pacientëve janë shqiptarë”, ka shkruar ajo.
Sipas Pacollit në konkursin e fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, për mjek/mjeke, para shqiptarëve Shkëndije Omeri-Ahmeti, Nerxhane Isufi, Adriana Kamberi, Erduana Sulejmani dhe Egzon Ibishi, është pranuar Marija Simonović, serbe nga Komuna e Vranjës edhe pse 60% e popullatës së Preshevës e Bujanocit është shqiptare.
Pacolli u shpreh se kjo është Serbia të cilën Bashkimi Evropian refuzon ta sheh.