Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.
Letrën nga Costa e ka publikuar deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, duke e cilësuar atë si një hap më shumë në drejtim të internacionalizmit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sipas presidentit Costa, pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsishëm me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së.
Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike!