KRYETARI I KNSH-së TAKIM ME AMBASADËN ÇEKE DHE ATË AMERIKANE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa zhvilloi takim në Ambasadën Çeke në Beograd, me ç`rast  u mirëprit nga ambasadori Tomas Kuchta si dhe e dërguara speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Janina Hrebickova.

“Gjatë takimit të sotëm u shtjellua situata në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e bërë nga z.Mustafa në Facebook.

“Kryetari Mustafa theksoi se pasur parasysh ngecjen e proceseve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës të i sigurohet standardizimi i të drejtave sipas konventave ndërkombëtare, mosrealizimi i premtimeve paraprake që përfaqësuesit politik të shqiptarëve kanë pasur nga Qeveria e Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të bëhet fakt në këtë proces, qoftë edhe pas ndryshimeve në Bruksel” thuhet në komunikatën e KNSH-së në Facebook rreth takimit me diplomatët Çek në Serbi.

Përveç takimit në Ambasadën e Çekisë, gjatë qëndrimit në Beograd, kryetari Mustafa ka realizuar edhe një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, ambasadorin Kyle Scott.

“Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftimin e z.Mustafa në profilin e tij privat në Facebook, pasiqë në lidhje me këtë takim nuk pati komunikatë zyrtare nga Këshilli Nacional Shqiptar.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin