Kon paralajmëron që po punohet që sa më parë të kthehet jeta në normalitet

Në 24 orët e fundit në Serbi nga pasojat e koronavirusit më të ri në botë, covid19, kanë vdekur edhe shtatë persona duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 117.


Nga raportimi i fundit e deri sot në orën 15 janë konfirmuar 304 raste të infektuar me covid19, derisa janë testuar edhe 3462 persona. Gjithsej të hospitalizuar në Serbi janë 3853 pacienta, prej të cilëve në oksigjeno terapi gjenden 126 të infektuar.

Koronavirusi Covid19 në Serbi ka filluar humbjen e agresivitetit kështu që ditëve në vijim do të dëshmohet edhe me numra, ka thënë udhëheqësi i ekipit profesionist për luftë kundër pandemisê, epidemiologu Predrag Kon.

Duke folur për largimin e kufizimit të lëvizjes, Kon për një televizion serb (TvPrva), ka thënë se gjithçka do të ndërmirret në bazë të të dhënave që do ti pranojmë ditëve në vijim.

“Në momentin kur do të hapet vikendi, të gjithë do të vrapojnë për të dalur jashtë shtëpive. Të gjithë ne e dimë këtë gjë, shumë është e rëndësishme që të arrijmë nivelin më të ultë që nuk do të mundë të zgjohet përsëri dhe të sjellë deri te një valë të re të infektimeve” ka thënë Kon.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar që do të shikojë që sa më parë të kthehet jeta normale.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”