Britania e Madhe vijon të përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga Covid-19.
Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit, në 24 orët e fundit janë shënuar 888 viktima.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 15,464.
Ndërkohë janë raportuar edhe 5,526 rastë të reja duk e çuar në 114,217 numrin total të të infektuarve.
Më herët, sekretari i Jashtëm i qeverisë, Domenic Raab deklaroi se masat shtrënguese në vend do të vazhdojnë edhe për 3 javë.