Fillojnë të dalin në pah dështimet e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, e paralelisht edhe nga takimi i parë i Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.


Në territorin e komunës së Preshevës ende nuk është konfirmuar asnjë rast i infektuar me koronavirusin covid19 as nga institucionet lokale e as nga ato qëndrore.

Sot për herë të parë kanë dalur në pah dështimet e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, dështime për tê cilat PreshevaPRESS ka raportuar që nga fillimi i krizës, e gjithashtu janë diskutuar edhe në emisionin. “n`Quarantine” që është transmetuar në PreshevaPRESS.

Gjatë ditës së sotshme, është vërejtur revoltë tek qytetarët e Preshevës duke reaguar nëpër rrjete sociale për mungesën e barnatoreve ku do të munden të furnizohen me barna edhe gjatë orës policore.

Përveç barnatoreve, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme nuk ka ndërmarrë asnjë hap edhe në lidhje me shitoret të cilat do të duhej të punonin në orar të veçantë, enkas për penzionistët e kësaj komune.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”