Komuna e Bujanocit binjakëzohet me Gjirokastrën

Përmes një solemniteti, sot është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës.


Përmes një solemniteti, sot është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit midis Bujanocit dhe Gjirokastrës.

Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi me këto fjalë e komentoi këtë zhvillim:

Sot, në mënyrë solemne nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës.

Me këtë binjakëzim, dy komunat do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit, administratës publike, si dhe në fusha tjera të rëndësishme për bashkëqytetarët tanë.

Një falemnderim për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Golemi për mikpritjen dhe shprehjen e vullnetit të plotë për ta realizuar këtë marrëveshje. /FOLOnline

Related posts

Humbi punën për shkak se perkrahu publikisht studentët dhe protestat në Beograd

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan