Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e Partisë për Veprim Demokratik

Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertifikuar edhe listën e Partisë për Veprim Demokratik për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar.


Pas Partisë Demokratike, Partia për Veprim Demokratik bëhet subjekti i dytë që çertifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptar, që do të mbahen më 13 nëntor të këtij viti. Partia për Veprim Demokratik do të garojë me numrin 2 në këto zgjedhje.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e PVD-së të publikuar në faqen e saj në rrjetin shoqëror facebook:

PVD çertifikohet me nr 2

Për një mandat të dytë, me numrin 2!

Pas çertifikimit të listës “PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK-Ragmi Mustafi” nga Komisioni Republikan Zgjedhor, në zgjedhjet e ardhëshme për Këshill Kombëtar Shqiptar, Partia për Veprim Demokratik do të garoj me numrin 2. 

Na priftë e mbara

Related posts

Kamberi: Integrimit të Serbisë në BE duhet të kaloj përmes avancimit të drejtave të pakicave

Rexhepi i KKSH-së: Lugina duhet të përfshihet në dialog

Reagon Sinani, mirëpret kërkesat e parashtruara në Bruksel 

/