Sot me fillim në ora 11:00 është mbajtur mbledhja e kolektivit të entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë për zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni.
Enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ka filluar procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri në mandat katër vjeçar, pasi që drejtoreshës aktuale i përfundon mandati më 27.01.2020.
Kandidatë për drejtor në këtë institucion janë dy profesor të edukatës fizike, Bejzad Asllani dhe Veton Saqipi, të cilët kanë konkuruar për këtë pozitë në bazë të kritereve të përcaktuar me konkurs.
Në mbledhjen e sotshme të punësuarit e këtij institucioni kanë votuar për përzgjedhjen e kandidatit i cili do të udhëheqë me këtë institucion për katër vitete e ardhshme, prej të cilve 46 kanë votuar për drejtor Bejzad Asllanin dhe 9 për Veton Saqipin, derisa 6 punëtorë kanë votuar për të dy kandidatët dhe tri vota kanë qenë të pavlefshme.
Pas votimit në kolektiv, votimi i sotshëm i dërgohet këshillit drejtues të entit parashkollor derisa ky organ duhet të sigurojnë mendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.