Shtetasit e Serbisë për shkak të gjendjes me pandeminë Covid19, nuk do të mundë të qarkullojnë pa kufizime në vendet e Unionit Evropian, kanë vendosur sot pa diskutime ambasadorët e vendeve të BE.
Vlerësimi i ri rreth nivelit të infektimit në Serbi do të publikohet në fund të muajit shtator.
Lista e vendeve qytetarët e të cilave duhen të karantinohen ose të bëjnë testin e koronavirusit mbetet e njejtë tani për tani – kanē thënë zyrtar të njohur me vendimin e Komitetin e ambasadorëve të përfaqësuesve të rregullt të BE.
Qytetarët e Serbisë edhe më tutje detyrohen të karantinohen për 14 ditë dhe të i nënshtrohen testit PCR nëse udhëtojnë për Belgjikë.
Momentalisht në vendet e BE-së mundë të udhëtojnë shtetasit e Australisë, Kanadës, Gruzisë, Japonisë, Marokos, Ruandës, Zelandës së re, Koresë Jugore, Tunisit dhe Urugvajit, vende këto ku llogaritet se gjendja epidemiologjike është stabile.