KKSH ka mbajtur sot seancën e cila dështoi të mbahej të shtunën, ndryshohet rendi i ditës

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka mbajtur seancën e cila ishte thirrur për të shtunën e kaluar dhe dështoi të mbahej.


Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka mbajtur seancën e rradhësz në të cilën janë diskutuar dhe aprovuar vendimet që sollën dështimin e seancës të shtunën e kaluar.

PreshevaPRESS ka raportuar për dështimin e seancës së KKSH-së të thirrur për të shtunën, e që bazuar në dyshimet e hedhura nga opozita, dështimi i seancës erdhi si pasojë e mospajtimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës me KKSH-në.

Në seancën e sotme mes pikave të rendit të ditës, janë aprovuar ndryshimi i vendimit për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën, dhe shpallja e thirrjeve publike për bursa studentore dhe ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh