Udhëheqësi i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Vizioni, Xhelal Memeti, është pritur në takim në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd.
Sipas komunikatës së Unionit të Afaristëve Vizioni P.M.B, të publikuar në faqen e kësaj shoqatenë facebook, Memeti ka informuar ambasadorin Bardhyl Cana, në lidhje me detajet për vizitën e zhvilluar më herët në Tiranë.
Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë të Unionit të Afaristëve Vizioni P.M.B, të publikuar në facebook:
Kryetari i Unionit të Afaristëve Vizioni P.M.B z.Xhelal Memeti u mirëprit në takim në Ambasadën Shqiptare në Beograd nga Shkëlqesinë e tij z.Bardhyl Cana.
Takim Kordinues dhe konsultativ për vizitë që zhvilluam në Tiranë me koordinim të Ambasadës Shqiptare🇦🇱 në Beograd dhe zhvillimeve që do të ndodhin së afërmi në Luginën e Preshevës.
Njëherit dhe e faleminderuam për anagzhimin e dhënë në këto takime aq të larta institucionale në Republikën e Shqipërisë🇦🇱
Takimet e suksesshëm midis Unionit të Afaristëve Vizioni për Preshevë ,Medvegjë dhe Bujanoc me :
z.Nikolin Jaka , President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
z. Besart Kadia, Zv/Minister, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme znj. Silvana Leskaj, Drejtoria e Diplomacise Ekonomike; Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme z. Agim Rrapaj, Kryetari i Keshillit te Agrobiznesit z. Gjoke Uldedaj. Anetar i Asamblese se DHTIT dhe drejtues i Universitetit “Motrat Qirjazi”.