Dështon seanca e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Seanca e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, e thirrur për sot në orën 11:00, ka dështuar të mbahet.


Lajmin për dështimin e seancës e ka publikuar këshillëtari i KKSH-së nga rradhët e APN-së, Florent Shaipi, përmes një postimi në facebook.

“Sot në selinë e KKSH ishte paraparë të mbahet seanca e III-të e rregullt prej orës 11:00!N ë ora 10:00 nga amdministrata kemi pranuar telefonatë se kjo seancë nuk do të mbahet sot, pa kurnifar arsyje edhe informate!!” ka shkruar Shaipi në facebook.

Ai ka ngritur dyshime që koalicioni aktual që udhëheqë me KKSH, nuk ka stabilitet dhe kanë mosmarrëveshje për vendimet që do të mireshin ngjatë kësaj seance.

“Kjo nuk është hera e parë qe ndodhë një precedent i tillë, KKSH ka nevojë për qeverisje stabile dhe politike serioze” ka shkruar mes tjerash Shaipi në njoftimin e publikuar të cilit i ka bashkangjitur edhe ftesën për seancë.

Related posts

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

/