Gjykata në Beograd, dënon Shqiprim Musliun për rastin tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi

Gjykata për kundërvajtje në Beograd ka lëshuar vendim të prerë për prishje të rendit dhe qetësisë ndaj Shqiprim Musliut.


Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu:

Këto ditë nga Gjykata serbe në Beograd, në mungesë dhe pa njoftim paraprak, mora një gjobë me vendim të prerë për prishje të rendit dhe qetësisë.

Nëse ju kujtohet, më 5 maj 2021 tek lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi kishte ndodhur një provokim nga persona ende të panjohur, të cilët kishin përdhosur flamurin tonë kombëtarë si dhe lapidarin e dëshmorit. Ne reaguam menjëherë duke kthyer flamurin kombëtarë në vend si dhe duke pastruar lapidarin. Dhe kjo për shtetin dhe gjykatën serbe po shihej si prishje e rendit dhe qetësisë publike. Duke shtuar faktin se nuk më kanë bërë asnjë thirrje për gjykatë dhe as një njoftim paraprak duke çuar çështjen në Gjykatë në Beograd. Ndërsa ai që e shkaktoi provokimin nuk u zbulua asnjëherë deri më sot nga organet e “drejtësisë”.

Prandaj, këta mund të na denojnë, e mund të na mohojnë të drejtat tona, se kështu e kanë zanat, por asnjëherë nuk mund të na marrin të drejtën e jetës dhe lirisë tonë, në tokën tonë.

Këtë të drejtë të cunguar e fituam edhe me gjakun e Fatmirit dhe gjithë dëshmorëve tjerë, prandaj sa të frymojmë mbi këtë tokë, do t’i nderojmë dëshmorët të cilët dhanë më të shenjtën e tyre, jetën e tyre.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”