KËSHILLI ARSIMTARËVE KA VOTUAR FITORE SELIMI PËR DREJTORESHË

Shkolla fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka filluar me procesin e zgjedhjes së udhëheqësit të këtij institucioni.


Pas emërimit përmes vendimit nga ana e Ministrit të Arsimit si ushtruese e detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë më 17.07.2019, Fitore Selimi i është futur garës për udhëheqësin e këtij institucioni me rëndësi jetike për Komunën e Preshevës.

Përveç ushtrueses së detyrës së drejtorit Selimi, kandidat për drejtor në këtë shkollë janë edhe Sefer Jahiu dhe Suat Agushi, të dy mësimdhënës në këtë shkollë.

Në mbledhjen e këshillit të arsimtarëve të mbajtur gjatë ditës së djeshme është votuar për te dhënë mendimin për drejtorin e shkollës për mandatin e rregullt katervjeçar.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Fitore Selimi ka marrë përkrahjen nga 53% e votave të këshillit të arsimtarëve të kësaj shkolle ose në numër 92 të punësuar në këtë institucion kanë votuar për të. Prof.Sefer Jahiu ka siguruar 67 vota nga kolegët e tij apo shprehur në përqindje 39%, derisa prof. Suat Agushi është votuar nga 14 kolegë të tij e që në përqindje i bie 8%.

Sipas ligjit mbi bazat e sistemit arsimor drejtorin e zgjedh Ministri derisa merr mendim nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe këshilli shkollës. Ky ligj është votuar në vitin 2017 në Parlamentin e Republikës së Serbisë duke u përcjellur me debate të gjata dhe kundërshtime të mëdhaja nga opozita si ligj i cili do të i mundësojë ministrit të arsimit t’a kapë sistemin dhe përmes emërimit të drejtorëve në të gjitha shkollat të punësojë militant dhe anëtarë partiak. Gjatë diskutimit të këtij ligji në Parlamentin e Serbisë janë propozuar 1400 amandamente.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin