Dallimi midis ftohjes dhe gripit

Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashme në fillim pasi që janë dy sëmundje të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, por viruse të ndryshme i shkaktojnë këto dy gjendje.


Simptomat tuaja ju ndihmojnë të shihni ndryshimin midis tyre. Si ftohja ashtu edhe gripi ndajnë simptoma të zakonshme.

Njerëzit me të dyja sëmundjet shpesh përjetojnë teshtitje, dhimbje trupi, lodhje të përgjithshme, mirëpo simptomat e gripit janë më të rënda sesa ato të ftohjes.

Një tjetër ndryshim midis tyre është se sa serioze janë ato. Ftohjet rrallë herë shkaktojnë gjendje të tjera shëndetësore apo probleme. Ndërsa, gripi mund të çojë në infeksione të sinusit dhe veshit si dhe pneumoni.

Për të kuptuar nëse simptomat tuaja janë nga ftohja apo nga gripi duhet të vizitoni mjekun tuaj, i cili do të kryejë teste që ndihmojnë në përcaktimin e asaj që qëndron pas simptomave tuaja.

Ndër simptomat e zakonshme të gripit janë ethet, pasi që gripi gjithmonë shkakton një rritje të temperaturës së trupit tuaj. Shumica e etheve zgjasin më pak se një javë, zakonisht tre deri në katër ditë.

Një tjetër simptomë e zakonshme e gripit është kolla e thatë, e vazhdueshme e cila mund të përkeqësohet duke u bërë e pakëndshme dhe e dhimbshme. Shumë kollë të lidhura me gripin mund të zgjasin rreth dy javë.

Dhimbjet muskulore të lidhura me gripin janë më të zakonshme në qafë, shpinë, krahë dhe këmbë. Ato shpesh mund të jenë të rënda, duke e bërë të vështirë lëvizjen edhe kur përpiqeni të kryeni detyra themelore.

Mënyra më e mirë dhe më efikase për të shmangur gripin dhe për të parandaluar përhapjen e tij është marrja e vaksinimit. Sa më shumë njerëz vaksinohen kundër gripit, aq më pak ka tendencë që ai të përhapet. Vaksinimi gjithashtu mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës kur jeni i sëmurë dhe mund të zvogëlojë simptomat.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi