KDNJ TRYEZË NË LIDHJE ME KAPITULLIN XXIII dhe XIV

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka mbajtur sot tryezën : “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve – harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV  të Marrëveshjes për bashkimin e Serbisë me BE-në “. Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, pushtetit lokal, përfaqësues të Trupit Kordinues, OSBE-së, mediave etj.

Fillimi i tryezës iu dedikua prezantimit të Planit Aksional të Republikës së Serbisë që ka të bëjë me aplikimin, si dhe me eliminimin e mangësive të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit të pakicave kombëtare.

Të pranishmit u njoftuan me masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga institucionet e ndryshme të karakterit qendror dhe atij lokal.

Në pjesën debative u paraqiten një sërë vërejtje, si tek Plani Aksional, ashtu edhe tek zbatueshëmria ligjore e gjuhës dhe e shkrimit shqip.

U konstatua se pjesa dërmuese e institucionve shtetërore nuk i zbaton sa duhet ligjet që përkojnë me përdorimin e gjuhës, ndërsa mangësi u evidentuan edhe tek një pjesë e  institucioneve lokale.

Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, që garantojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit. U kërkua po ashtu azhuritet më i fortë i përfaqësuesve institucionalë nga vet bashkësia etnike, në sensibilizimin e mangësive, por edhe një vetëdijësim më i qartë individual për shfrytëzimin e të drejtave në këtë drejtim.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”