Fismir Jahiu nga dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc ka reaguar ndaja deklaratave të kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq lidhur me shfaqjen apo mosshfaqjen ndaj filmit “Kufiri Ballkanik” në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
“Fillimisht Stankoviq të lajmëroj se cilat masa janë ndërmarr ndaj Marko Gjuriq për fyerjet që i bëri popullit shqiptar në komunikatën e fundit. Qeveria e Serbisë qenka ngritur për të mbrojtur lirinë e komunitetit artistik, kjo qeveri që bëri propagandë për filmin “Teret” ende pa u shfaqur duke e quajtur “ Anti-Serb”, qeveri paragjykuese. Pastaj kërkesa vjen nga një Trup qe duhet të shuhet urgjentisht pasi nuk plotësoj asnjëherë qëllimin e ekzistimit tij”, ka shkruar Jahiu në facebook.
Përkundër ndalesës që i është bërë është shfaqjes së këtij në filmi në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, Jahiu është shprehur se filmi duhet të shfaqet pavarësisht se është film i dështuar.
“Filmi duhet të shfaqet jo se e kërkon qeveria, por se ne jemi të hapur. Për fund kam një kërkesë për të gjithë ju që kërkuat nga drejtori që filmi të mos shfaqet, e tash ikni, mbështeteni drejtorin. Mos lejoni që paragjykuesi të ju akuzoj për paragjykime”, ka shkruar Jahiu.