Kamberi e Mustafi në takim me ambasadorin e SHBA dhe atë të OSBE-së në Beograd

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, i shoqëruar me ish kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, sot kanë takuar ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.


Kamberi përmes një postimi në facebook, ka shkruar se pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nevoja për ndërmarrjen e masave urgjente për përmirësimin e pozitës së vështirë të shqiptarëve të Luginës, ishin tema të takimit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Kamberit në facebook:

Drekë pune me dy miqt e mëdhenjë të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve 🇺🇸, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu.

Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi.

Faleminderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend.

Në një foto të shkrepur gjatë takimit, shihet se Kamberi ka qenë i shoqëruar nga ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi.

Mustafi nuk ka shkruar asgjë, por vetëm e ka shpërnda postimin e Kamberit në llogarinë e tij personale në rrjetin shoqëror, facebook.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin