Sot në Bujanoc organizohet aksion për grumbullimin vullnetar të gjakut

Kryqi i Kuq në Bujanoc, në bashkëpunim me Institutin për Transfuzion të Gjakut nga Nishi, më 30 maj 2023 organizojnë një fushatë vullnetare të dhurimit të gjakut.


Aksioni i DDK-së do të organizohet në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 15:00.

“Duke dhuruar gjak vullnetarisht, ne vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët që kanë nevojë për trajtim apo shërim, dhe në këtë mënyrë i ofrojmë mbështetje edhe sistemit të kujdesit shëndetësor.

Grumbullimi i gjakut bëhet sipas një plani të planifikuar, sepse gjaku dhe përbërësit janë vazhdimisht të nevojshëm për pacientët”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq në Bujanoc.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin