Ka filluar punimet “Forumi i grave shqiptare të suksesshme në rajonet shqipfolëse”

Siç edhe është planifikuar, sot me rastin e ditës së 8 marsit – Ditës ndërkombëtare të grave, ka filluar punimet edicioni i dytë i “Forumit të grave shqiptare të suksesshme në rajonet shqipfolëse”.


Edicioni i dytë i “Forumit të grave shqiptare të suksesshme në rajonet shqipfolëse” po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës, derisa hapjen e punimeve e ka bërë nikoqirja e këtij eventi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Pas Sinanit para të pranishmëve foli Andriola Kambo, drejtoreshë ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila tha se ky forum po mbahet për herë të dytë pas atij të Tuzit, ku edhe është mbajtur edicioni i parë i “Forumit të grave shqiptare të suksesshme në rajonet shqipfolëse”.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë