Nesër me fillim në ora 10:00 në Preshevë nis punimet edicioni i dytë i “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon” i cili organizohet nga Unioni i Bashkive Shqiptare.
Me propozim të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon dhe në partneritet të Komunës së Preshevës, në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës, nesër nga ora 10:00 do të fillojë edicioni i dytë i “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon”.
Lajmin për publikun e ka bërë të ditur Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e Prishtinës në legjislaturën e sapozgjedhur, e cila ka shkruar se i bashkohet grave pjesëmarrëse nga Komuna e Preshevës, Tiranës, Tetovës, Ulqinit, Tuzit, Çairit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës Jugore.
Për mirseardhje, Komuna e Preshevës ka organizuar sonte një mbrëmje argëtuese në një prej lokaleve të Preshevës, derisa nesër nga ora 10:00 deri në orën 14:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës do të realizohen tri panel diskutime në tri tema të ndryshme.
Përveç nënkryetares së Prishtinës, nga Kosova do të janë prezent edhe Linda Shala Valdete Idrizi Eliza Hoxha Mimoza F Sylejmani Ermira Gjevori Vesa Sahatçiu Dhurata Jahaj Retkoceri, ka njoftuar Sahatçiu në postimin e saj në facebook.