Koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare” çertifikohet për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi

Koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare” në zgjedhjet parlamentare në Serbi do të garojë me numrin 15. 


Koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare” i krijuar nga Alternativa për Ndryshim dhe grupi qytetar Lëvizja për Reforma, është çertifikuar nga Komisioni Republikan Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Alternativa për Ndryshim përmes një njoftimi të publikuar në faqen e partisë në rrjetin social facebook, ka njoftuar se koalicion “Alternativa Demokratike Shqiptare” është çertifikuar për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare dhe do të garojë me numrin 15.

“Pas verifikimit të dokumentacionit dhe pas përmbushjes së të gjitha parakushteve ligjore, sot më 8 mars, Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertifikuar Listën “Alternativa Demokratike Shqiptare ” e cila më datë 3 prill do të garojë me numrin 15 për zgjedhjet Parlamentare.” thuhet në njoftimin e APN-së të publikuar në facebook.

APN përmes njoftimit gjithashtu ka falenderuar të gjithë kontribuesit për përmbylljen e suksesshme të procedurave përgatitore për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”