Kryetarja e Komunēs së Preshevës, Ardita Sinani, ka ftuar qytetarët që të shohin së bashku finalen e Europianit.
Përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin shoqëror facebook, Sinani ka njoftuar se në qendër të qytetit do të vendoset një ekran gjigant, për të ofruar mundësinë të gjithë sportdashësve të shohin finalen e Kampionatit Evropian së bashku.
Përveç tjerash, Ardita Sinani ka treguar se është tifoze e përfaqësueses italiane në këtë finale.
Në vazhfim ju sjellim postimin e plotë të Sinanit:
Gjithçka gati të dielën për ⚽️ Finalen e Madhe: 🇮🇹Itali-Angli🏴.
Ekrani 🖥 gjigand n’qendër të qytetit, me pamjen e tapetit të blertë🏟 dhe hapësirën publike me azzurët dhe luanët, do t’na shfaqin Kampionin e ri Evropian.
Ejani n’shesh në ora 21:00, t’shijojmë bashkë adrenalinën, stresin dhe festën💃🕺
Për Preshevën e sportit. Për Preshevën e komunitetit. Se bashkë edhe futbolli është më i bukur ❤️
T’fitojnë më të mirët, edhe pse unë jam me Italinë 😋