MUTACIONI I RI I KORONAVIRUSIT KA ARRITUR NË SERBI

Muaji korik ka shënuar dy pacientë me koronavirus në teritorin e Preshevës.


Edhe pse muaji qërshorë kishte vetëm një të infektuar , ky muaj në tetë ditëshin e parë ka regjistruar dy . Aktualisht në Shtëpinë e Shëndetit ka  një situatë të qetë , numri i të paraqiturve për kontrollë është tejet modest, njëkohësisht kurba e të infektuarve këta dy muajt paraardhës ka pësuar një rënie. Gjithashtu të shtruarit në spital nga shërbimi  parësor është minimal që edhe mund të përdoret si një indikator shpresëdhënës, kështu tha Shefi I Kovid Qendrës në Shtëpi të Shëndetit Flakron Sabedini.

‘’Mundësia për ripërhapje bazuar në të dhënat e përditshme që ne si Qendër Covid19 i kemi në shqyrtim, miprëpo edhe duke hedhë një sy kritike në gjendjen klinike dhe epidemiologjike muajve të fundit janë shumë minimale, edhe pse një vlerësim i sigurtë për dicka që pritet të ndodhë është e pamundur. Gjithsesi faktorët që e kanë sjellë një situatë kaq të relaksuar mgërthejnë në vete nga numri i madh i atyre që kanë bartë mbi vete infeksionin deri te ata që kanë vënë themelet e mbrojtjes individuale dhe pastaj edhe kolektive përmes pranimit të dy dozave të vakcinës kundër Covid19. Ne si përfaqësues të ekipit të Qendrës Covid19 këshillojmë bashkëvendasit tanë që në këtë atmosferë të nxehtë të mos-aplikimit të masave mbrojtëse të kenë në vëmendje që ne jemi në shërbimin e tyre, dhe për cdo ankesë që ndjejnë e që përngjanë me ftohjen e zakonshme, gripin, barkqitjen sezonale apo dhembjet reumatike , kokëdhembjet etj. të trokasin derën e mjekut për të marrë kujdesin e duhur. Pra është më se e nevojshme që pacientët tanë të kenë gatishmërinë të lajmërohen me kohë për konsultë mjekësore në rast të dyshimit.’’thot Sabedini për PreshevaPRESS.

Varianti I Delta virusit ka dhënë dritë jeshile dhe në Sërbi, ndërsa Presheva ende mbetet nën hijen e virusit të ri që po pretendohet të ketë fuqi më të madhe së ai paraprak.

’Varianti Delta i virusit Covid 19 tanimë është konfirmuar në Serbi raporton Minstria e Shëndetësisë. Varianti Delta është vërtetuar që ka një aftësi më të madhe të përhapjes, prekë edhe moshat më të reja ndërsa pesha e komplikimeve që mund të jepë ende nuk është e qartësuar plotësisht edhe pse mendohet që mund të japë më shumë hospitalizime. Prania e variantit Delta edhe pse është vërtetuar këtë muaj, konsiderojmë se prania e tij është më e hershme dhe ajo që duhet ta përmendim patjetër është që vakcinat e mbulojnë dhe parandalojnë edhe këtë variant. Problemi më i madh që ne presim të rritet dhe që po e shohim në pacientë është sindromi Post Covid19 e cila karakterizohet me uljen e kualitetit të jetës së përditshme dhe varfërim të shëndetit mendor. Ecje në natyrë, takim me ata që ua do zemra, largim nga energji-rrëzuesit dhe larg nga informacionet që i paketojnë njerëzit jo-kompetent.’’  përfundoi  shef i ambulantës Covid19 në Preshevë, Flakron Sabedini për PreshevaPRESS.

Kujdesi duhet të jetë I shtuar nga të gjithë personat, pavarsisht moshës , masat duhet rrespektuar dhe jo menjanuar menjëherë që nga lehtësimi I kufizimeve ndaj masave që kemi pasur deri para dy muajve.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak