QEVERISJA DYMUJORE E SINANIT / ÇKA MENDOJNË QYTETARËT

Kanë kaluar dy muaj të plotë që nga formimi i qeverisjes së re në Komunën e Preshevës.


Shumica e krijuar nga koalicioni katërpalësh PDSH – PVD – LR – UDSH me gjithsej 22 përfaqësues në Kuvendin Komunal të Komunës së Preshevës, më 10 maj i kanë besuar Ardita Sinanit të PVD-së të udhëheqë me komunën për dy vitet e ardhshme, duke e lënë në opozitë Alternativën për Ndryshim dhe Koalicionin e partive serbe.

PreshevaPRESS ka realizuar disa intervista me qytetarët e komunës së Preshevës për të mësuar sa janë ata të kënaqur me punën e qeverisjes Sinani për gjatë këtyre dy maujve. Ata shprehen se është ende fillimi por me hamendësi thojnë se janë të kënaqur deri më tani.

Në pyetjen e PreshevaPRESS se cili aktivitet i realizuar dy muajt e fundit nga qeverisja aktuale i ka pëlqyer më shumë, shumica e qytetarëve nuk dijnë të thonë një të vetëm, por njëri prej tyre mendon se aktivitetet e deritanishme janë vazhdimsi e projekteve të cilat kanë filluar më herët.

Qytetarët e Preshevës presin nga qeverisja Sinani të udhëheqë më mirë se të shkuarat. Ata nuk kishin pyetje të caktuara për kryetaren, por mundësinë që u ofroi mikrofoni i PreshevaPRESS shfryt ëzuan të i sugjerojnë çka duhet të punojë kryetarja e Preshevës. Disa prej tyre Sinanin e shohin si one woman show, e që mendojnë se e ka të vështirë për të punuar pasi që nuk ka ekip.

Në komunën tonë ndër problemet kryesore mbeten uji i pijshëm, papunësia, migrimi i të rinjëve, transparenca dhe llogaridhënia e udhëheqësve politik ndaj votuesve të tyre, por  qytetarët interesim të veçantç shprehin për punësimin dhe sigurimin e një jete më të mirë për rininë. Të gjitha sugjerimet e qytetarëve gjatë fushatës parazgjedhore kanë qenë edhe premtime të Ardita Sinanit, por se sa do të plotësohen mbetet të shihet pas dy viteve sa edhe mundet të zgjasë maksimalisht qeverisja e saj, nëse kjo shumicë mbetet në gjendjen momentale.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak