Sot kryetari komunës Shqiprim Arifi, bashkë me përfaqësues të Entit për punësim kanë prezantuar programin “Paga ime e parë”.
Objektivi i këtij program është inkurajimi për punësimin e të rinjëve dhe mbështetje ekonomike në zgjidhjen e problemit të mungesë të personelit.
Programi zbatohet me punëdhënës të sektorit privat ose publik, të cilët aplikojnë në Thirrjen Publike të Entit për Punësim, në përputhje me Rregulloren për Programin e Nxitjes së Punësimit të të Rinjve “Paga ime e parë”.