DREJTORI I SHTËPISË SË SHËNDETIT DENOHET ME 3 MUAJ BURGIM

Partia për Veprim Demokratik përmes një njoftimi në faqen e saj në facebook ka njoftuar se drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë dhe pronari i portalit presheva.com, Driton Salihu, është dënuar me 3 muaj burg për shkak të publikimit të fotografisë së Ardita Sinanit dhe familjares së saj.


Sipas PVD-së, gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgjykimin e Gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit, Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal.

Për të shmangur keqinterpretimin e mundshëm të këtij aktgjykimi, PreshevaPRESS më poshtë ju sjell postimin e tërë të PVD-së në facebook. 

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh