Alternativa për Ndryshim ka pranuar në heshtje keqpërdorimet e buxhetit të Komunës së Preshevës në dreka dhe darka nga kryetari i tyre Shqiprim Arifi, por si kundërsulm ka akuzuar Ardita Sinanin për të njëjtën gjë gjatë kohës kur kishte udhëhequr me Preshevën.
Përveç reagimit të produksionit “Black in White” e që dëshmoi se këto mjete janë dhënë nga Shqiprim Arifi për të përkrahur realizimin e dokumentarit për refugjatët nga Lindja e Mesme, dokumentar i titulluar “Balkan Rosses” , përmes një reagimi në facebook ka vërtetuar edhe aktivisti për të drejtat e njeriut Valon Arifi, njëherit një prej personave më aktiv gjatë krizës së refugjatëve të Lindjes së Mesme në Preshevë, i cili kishte qenë pjesëmarrës në këtë projekt.