Pas denoncimit të bërë nga Partia për Veprim Demokratik për harxhimet marramendëse të udhëheqjes së Preshevës për drekat dhe darkat në një restorant lokal, Alternativa për Ndryshim ka vendosur të e pranoj denoncimin si të vërtetë dhe të kundërpërgjigjet me publikimin e disa faturave nga koha e qeverisjes së Preshevës nga Ardita Sinani.
Pas publikimit të këtyre faturave, i pari që reagoi ishte pronari i njërit prej bizneseve lokale, produksioni “Black in White”, e që sipas tyre shumat e paraqitura në këtë denoncim kishin të bënin me realizimin e një dokumentari në lidhje me refugjatët e lindjes së mesme, projekt ky i përkrahur direkt nga vet Shqiprim Arifi, dokumentar që ishte shfaqur në Preshevë dhe në Beograd.
Gjithashtu edhe një faturë tjetër, përmes së cilës konsiderohej së udhëheqja e komunës së Preshevës në krye me Ardita Sinanin kishte dëmtuar buxhetin për dreka dhe darka në të njëjtin restorant, rezultoi si gënjeshtër pasi që atë e demantuan edhe PVD edhe njëri prej imamëve të Preshevës, pasi që këto harxhime kishin të bëjnë me organizimin e iftarit për natën e Kadrit gjatë ramazanit të vitit 2017.