Bujanoci dhe rrethina do të mbeten pa ujë të mërkurën

Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth do të mbeten pa furnizim me ujë nga rrjeti publik të mërkurën, duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike “Komunalia”.


Ndërprerja e furnizimit me ujë është pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Nga NP “Komunalia” nuk kanë mundur të japin një orar të saktë se kur pritet rikthimi i ujit, por bëhet me dije se punimet pritet të përfundojnë brenda disa orëve.

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë