VIDEO / Atentati në Kumanovë, plagoset zyrtari i BDI-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë.


Atje është qëlluar me armë zjarri, zyrtari i BDI-së Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.

Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë, transmeton PreshevaPRESS.

TV 21 në Maqedoninë e Veriut, i ka publikuar momentet kur zyrtari i BDI-së u qëllua.

Aty shihet se si një person i maskuar, i cili i afrohet me armë në dorë veturës me të cilin lëvizte Zekirija Shaini, dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Aktualisht, policia po punon në kapjen e të dyshuarve dhe në zbardhjen e rastit.

Related posts

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit

Tri ditë pushim për festën e Kurban Bajramit për të punësuarit në institucionet shtetërore