ARRIJNË VAKSINAT KUNDËR GRIPIT SEZONAL PËR PRESHEVËN DHE BUJANOCIN

Sasi e mjaftueshme e vaksinave kundër gripit sezonal kanë arritur për rrethin e Pçinjës dhe me kohë do të vakcinohen të gjithë, bën të ditur Enti për shëndetin publik në Vrajë.


“Nga 7800 vaksina të cilat janë ndarë për rrethin e Pçinjës, 2500 i janë ndarë Shtëpisë së shëndetit në Vrajë, 5000 vaksina janë paraparë për punëtorët shëndetësorë, 1600 për Preshevën, 1400 për Bujanocin, 600 për Surdulicën, 550 për Vladiçin Han, 300 për Bosilegrad dhe 350 për Tërgovishte” ka njoftuar epidemiologu dr. Sllagjan Stankoviq.

Personat që vaksionohen duhet kontrolluar tek mjeku personal për të shmangur kundërefektin e mundshëm, respektivisht alergjia në përbërsit e vaksinës siç janë Gentamicin dhe Formaldehin. Pas kryerjes së kontrollave të nevojshme kryhet vaksinimi thot dr. Stankoviq.

Pas vaksinimit, për arritjen e imunitetit nevoiten 3 javë deri në një muaj, për këtë arsye koha më e mirë për të u vaksionuar kundër gripit sezonal është deri në fund të tetorit, ose më së voni në fillim të muajit nëntor, sepse virusi i gripit sezonal aktivizohet në fillim të muajit dhjetor.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”