Mbledhja e përbashkët e dy Qeverive / Në plan themelimi i fondit për Luginën

Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila pas pak pritet të fillojë.


Janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e NISMA-s, Albulena Balaj Halimaj, ka publikuar pamje të tryezës së rrumbullakët ku do ulen përfaqësuesit e dy Qeverive.

‘Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi’, shkruan në mes të tryezës.Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12:45.

PreshevaPRESS ka mësuar se në këtë mbledhje do të merret vendimi i themelimit të “Fondit për Luginën”, kërkesë e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës e përsëritur gjatë 20 viteve të shkuara.

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive shqiptare:

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. (Pallati i Kongreseve, Tiranë)

11:15 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpritet nga kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

11:30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:00 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konference të përbashkët për medie. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13:30 – Foto e përbashkët ndërmjet dy qeverive. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve).

 

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë