Arrestohen disa persona nga Presheva dhe Shillova nën dyshimin për falsifikimin e vërtetimeve mjekësore

Departamenti për Luftimin e Korrupsionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Departamentin Special për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, kanë arrestuar persona nga Presheva dhe Shillova e Kosovës njoftoi Ministria e Brendshme.


Personi përgjegjës i një autoshkolle në Preshevë (i lindur më 1964), dy punonjës të Shtëpisë së Shëndetit të Shilovës (të lindur më 1967 dhe 1959) si dhe një person tjetër (i lindur më1987) janë privuar nga liria “për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ndërsa kundër dy personave në procedurë të rregullt do të ngrihet kallëzim penal”, shkruan portali VranjeNews.

Dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, një banor i Preshevës i ka “dorëzuar njëzet letërnjoftime të personave nga territori i Preshevës dhe Bujanocit” njërit prej të dyshuarve nga Qendra Shëndetësore e Shillovës, të cilët pa praninë e tyre, dhe me ndihmën e katër të dyshuarve të tjerë “kanë lëshuar çertifikata mjekësore për aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin motorik, të cilat janë përdorur për dhënien e provimit për shofer dhe rinovimin e lejeve të drejtimit”.

Dy të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente, ndërsa dy persona të tjerë me kallëzim arresti në prokurori.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”