Çmimi i ri maksimal i Eurodieselit nga sot do të jetë 210,50 dinarë, ndërsa benzina do të kushtojë 180 dinarë, njoftoi Ministria e Tregtisë.
Deri më sot çmimi i naftës ishte 207 dinarë, ndërsa benzina 180 dinarë për litër.
Në fund të korrikut, Qeveria e Serbisë mori vendim për kufizimin e çmimit të karburanteve deri në fund të gushtit. Gjithashtu, në seancën e javës së kaluar ka marrë vendim për uljen e përkohshme të akcizës për derivatet e caktuara të naftës për 10 për qind.Në fillim ulja ishte 20 për qind dhe më pas 15 për qind. Qeveria në mbledhjen e djeshme ka vazhduar edhe për shtatë ditë ndalimin e eksportit të Eurodizelit. Në sqarim, Qeveria theksoi se miratimi i kësaj mase do të parandalojë dëmtimin e mundshëm të ekonomisë dhe qytetarëve.
Çmimet e karburanteve kanë ardhur në rënie muajin e fundit, pasi arritën një rekord të lartë në fillim të korrikut. Eurodizel në atë kohë ishte 218 dinarë, kurse benzina 205 dinarë për litër.
Gjegjësisht, çmimi i naftës në tregun botëror të martën ra në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit. Në atë kohë, çmimi i naftës amerikane WTI ishte rreth 86 dollarë për fuçi, dhe çmimi i Brent ishte rreth 92 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës në tregun botëror nisi të bjerë në fillim të korrikut, ndërsa rënien më të madhe e përjetoi javën e fundit. Pika më e lartë e çmimeve të naftës ndodhi dy javë pas fillimit të luftës në Ukrainë, kur ishte më shumë se 120 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës ulet nga kërkesa e reduktuar për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore, mbylljes së Kinës për shkak të politikës ‘zero-covid’, si dhe frikës nga recesioni.